Sport

Lingard te Newcastle, çështje orësh


Jesse Lingard është shumë afër që të bashkohet me skuadrën e Newcastle United.

Lingard i cili kaloi një gjysmë sezoni të mrekullueshëm vitin që shkoi me West Ham United, u kthye këtë verë te Manchester United.

Anglezi pritej që të kishte rol më të rëndësishëm në skuadër, por kjo nuk ndodhi.

Përkundër se e nisi sezonin shumë mirë, Lingard u la vazhdimisht në stol nga Ole Gunnar Solskjaer, duke e humbur edhe vazhdimësinë.

Kjo gjë nuk ndryshoi as pas ardhjes së Ralf Ragnick në stolin e djajve të kuq.

Në këtë mënyrë, Lingard dhe drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje që të ketë një tjetër huazim.

Skuadra e cila është e interesuar për shërbimet e tij, është pikërisht ajo më e pasura në botë, Newcastle United.

Qymyrxhinjtë do të paguajnë te United shifrën e 10 milionë eurove për ta huazur Lingard-in deri në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të ndryshme, huazimi do të jetë me detyrim blerje në fund të sezonit.

Newcastle do të paguajë edhe 15 milionë euro tjera gjatë muajit korrik për të kompletuar shifrën e 25 milionë eurove të kërkuar nga djajtë e kuq.

Kur kanë mbetur edhe 16 javë deri në fund të sezonit, qymyrxhinjtë janë në luftë të ashpër për mbijetesë.

Transferimet kualitative të kryera gjatë këtij afati kalimtar pritet që t’i ndihmojnë shumë skuadrës së Eddie Howe, që me potencialin financiar, pritet që shpejtë të jetë në garë për çmimet më të rëndësishme në elitën e futbollit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore