Sport

Lingard, synimi i fundit i Newcastle për janarin


Newcastle United kërkon që të mbyllë këtë merkato janari me një transferim të fundit.

Bëhet fjalë për Jesse Lingard-in, futbollistin e Manchester United.

Disa ditë më parë, palët ishin në bisedime të avancuara, mirëpo papritmas, gjithçka ndryshoi dhe ky transferim as nuk u përmend më.

Mirëpo, kur kanë mbetur pak më shumë se gjashtë orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, zërat janë shumë të mëdha mbi këtë transferim.

Gjatë këtij afati kalimtar, Newcastle ka siguruar pesë transferime.

Ata janë: Bruno Guimaraes, Chris Wood, Kieran Trippier, Matty Longstaff, Jake Turner.

Synimi i fundit për skuadrën e menaxhuar nga Eddie Howe mbetet Lingard.

Qyrmyrxhinjtë dy muaj më parë u shndërruan në skuadrën më të pasur në botë, dhe tani ata po kërkojnë që ngadalë të përforcojnë skuadrën.

Skuadra është në luftë për mbijetesë gjatë këtij edicioni, dhe me këto transferime dëshiron që të vazhdojë eksperiencën në Premier League.

Lingard do t’i kushtonte qymyrxhinjëve 20 milionë euro, shifër kjo që ata janë të gatshëm ta paguajnë.

Përveç Newcastle, në garë janë edhe West Ham United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore