Sport

Ligue 1/ Kampionët në fuqi dhe pretendentët për kampion luajnë ndeshjet e radhës


Dy ndeshje do të ketë kjo e shtunë në Ligue 1 franceze. Lille përballet me Angers-in dhe Bordeaux pret PSG-në.

Ndeshjet do të luhen për javën e 13 në Ligue 1. Javë e cila nisi me përballjen mes Lens-it dhe Troyes-it, e përfunduar në shifrat 4-0.

Nga ora 17:00, kampionët në fuqi të Lille-s presin Angers-in. Aktualisht vendasit kanë 15 pikë dhe renditen të 12-ët në kampionat. Miqtë kanë 17 pikë dhe renditen në vendin e tetë.

Nga ora 21:00, Bordeaux do të presë PSG-në. Këtë sezon parizienët janë dukshëm superior në Ligue 1. Në 12 javët e para, vendasit kanë grumbulluar 12 pikë dhe renditen në vendin e 16. PSG-ja ka grumbulluar 31 pikë dhe mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Renditja e Ligue 1:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore