Sport

Ligue 1/ E shtuna vjen me dy përballje


Dy ndeshje janë programuar të luhen këtë të shtunë në Ligue 1 franceze. Ndeshjet do të luhen për javën e nëntë të kampionatit.

Java e nëntë e Ligue 1 nisi të premten me duelin midis Lens-it dhe Reims-it. Vendasit triumfuan me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit.

Ndeshja e parë e ditës në Ligue 1 do të luhet në “Stade de la Mosson”, duke filluar nga ora 17:00. Montpellier-i vendas do të presë Strasbourg-un. Miqtë kanë një pikë më shumë në renditje, 10 pikë, kundrejt nëntë pikëve që kanë vendasit.

Ndeshja e dytë dhe e fundit e të shtunës në Ligue 1 do të luhet në “Allianz Riviera”. Sfida do të fillojë në orën 21:00. Nice vendase do të presë Brest-in.

Vendasit kanë 13 pikë në renditje pas shtatë javësh të luajtura, duke u pozicionuan në vendin e katër të renditjes. Për miqtë janë katër pikë dhe vendi i parafundin në renditje.

Ligue 1 do të vijojë me sfidat e mbetura të dielën.

Rennes – PSG

Monaco – Bordeaux

Nantes – Troyes

Angers – Metz

Lorient – Clermont

Lille – Marseille

Saint-Etienne – Lyon

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore