Sport

Liga e Konferencës/ Befasohet Celtic, Leicester dhe Marselle shënojnë fitore


Skocezët e Cetlic-ut janë befasuar në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve të Ligës së Konferencës, teksa u mposhtën në shtëpi nga norvegjezët e Bodo/Glimt me rezultat 1:3.

Bodo/Glimt kaloi në epërsi qysh në minutën e parë me golin e shënuar nga Runar Espejord, të cilët arritën ta ruajnë derisa shkuan në pushim.

Madje norvegjezët befasuan në fillim të pjesës së dytë, kur Amahl Pellegrino dyfishoi epërsinë në 0:2.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 79-të me Daizen Maeda, por reagimi i mysafirëve erdhi dy minuta më vonë, kur Hugo Vetlesen shënoi për rezultatin përfundimtar 1:3.

Ndërkohë, befasi nuk pari për anglezët e Leicester, të cilët shënuan fitore me rezultat 4:1 ndaj danezëve të Randers.

Ëilfred Ndidi kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të, derisa në pjesën e parë mysafirët barazuan rezultatin përmes Vito Hammershoy-Mistrati.

Në pjesën e dytë Leicester-i bënë punën e tyre, duke realizuar edhe tre gola të tjerë.

Harvey Barnes, Patson Daka dhe Kiernan Dewsbury-Hall ishin futbollistët që i dhuruan fitoren me shifrat 4:1 Leicester-it.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Marselle, të cilët mposhtën me rezultat 3:1 Qarabag-un e Azerbajxhanit.

Arkadiusz Milik shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 41-të dhe të 44-të, për të çuar skuadrën e tij të qetë në pushim.

Mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 85-të me golin e realizuar nga braziliani, Kady, por Marselle arriti të shënojë edhe një gol me anë të Dimitri Payet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore