Libra

Libri në ardhje i Princit Harry do të sjellë edhe historinë e vdekjes së Princit Philip


Libri në ardhje i Princit Harry do shtjellojë edhe historinë e “mërzisë” së tij dhe Meghan Markle për vdekjen e Princit Philip, kanë njoftuar botuesit në fillim të kësaj jave.

Edicioni i biografisë mbretërore të autorëve Omid Scobie dhe Carolyn Durand do të jetë në dispozicion të audiencës me datë 31 gusht kur edhe është 24-vjetori i vdekjes së nënës së Princit Harry, Princeshës Diana.

Në epilogun e ri, Scobie dhe Durand do të ndajnë prapaskenat e intervistës novatore të Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey, detaje pas lëvizjes së çiftit në Kaliforni, përpjekjet e ndryshme filantropike dhe të biznesit të Sussexes të cilat janë përfshirë që nga zhvendosja e tyre.

Libri i azhurnuar do të eksplorojë gjithashtu “udhëtimin shërues emocional të Markle nga humbja e një fëmije” deri në lindjen e vajzës së saj nga martesa me Harry-n, Lilibet Diana.

Libri po ashtu do të përfshijë edhe “sfidat e vazhdueshme që çifti përballet në lidhje me privatësinë dhe shtypin britanik”.

Duka dhe Dukesha e Sussex të cilët braktisen familjen mbretërore në janar të vitit 2020, zbuluan lajmin se Duka i Edinburgut kishte vdekur në moshën 99 vjeç në prill në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Princi Harry kishte udhëtuar vetëm për në Mbretërinë e Bashkuar pasi aso kohe Markle, ishte akoma shtatzënë me Lilibet.

Ndërsa brenda librit po ashtu do të përshkruhet edhe përballja e tij e parë me të familjarët e tij të cilët nuk i kishte parë për një kohë.

Javën e kaluar, Page Six zbuloi ekskluzivisht se Harry është vendosur të shkruajë një “kujtim intim dhe të përzemërt” dhe ka premtuar të japë një llogari “të saktë dhe plotësisht të vërtetë” të jetës së tij, që do të botohet në fund të vitit 2022.

Në një deklaratë të lëshuar nga botuesit “Penguin Random House”, Harry tha: “Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”.

“Unë kam kaluar shumë gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – ngritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e marra, të mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa mendojmë”.

“Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të treguar atë që kam mësuar gjatë jetës sime deri më tani dhe i ngazëllyer për njerëzit që do të kenë mundësinë të lexojnë një tregim të dorës së parë të jetës time që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë”, kishte thënë Harry.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore