Lajme

Liban: Kryeministri në detyrë në prag dorëheqjeje


Saad al-Hariri, kryeministër në detyrë i Libanit

Dështimi për formimin e një kabineti të ri për shkak të ngërçeve të ndryshme me presidentin e Libanit, Michel Aoun, mund ta shtyjnë Hassan Diab-in të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit në detyrë.

Saad al-Hariri, u caktua në tetor si kryeministër në detyrë, por ai dështoi të udhëheqë Libanin drejt daljes nga kriza. Ai gjithashtu nuk arriti të krijojë një qeveri të re.

Për shkak të ngërçit me presidentin tashmë, Diab-i ka kërcënuar se do të ndalojë së kryeri detyrat e tij. Këtë, për të ushtruar presion ndaj politikanëve dhe për të formuar një qeveri të re.

“Nëse izolimi do të ndihmojë në formimin e kabinetit, atëherë jam i gatshëm të aneksohem, pavarësisht se kjo shkon kundrejt bindjeve të mia dhe prish gjithë ideologjinë e një shteti të lirë e të drejtë”, tha Diab-i në një fjalim.

Kabineti i tij dha dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm në portin e Beirutit, më 4 gusht. Një pjesë e mirë e kryeqytetit u dëmtua nga ai shpërthim.

Zgjidhja e ngërçit midis Hariri-t dhe presidentit Aoun mund të jetë zgjidhja e ngërçit politik libanez.

Bashkimi Evropian ndërkohë, do të shpërndajë një fond të veçantë për situatën në Liban. Do të shkojnë 98 milionë euro për Libanin. Një pjesë e tyre, është edhe për rimëkëmbjen pas shpërthimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore