Pajisje

LG mbyll biznesin e telefonave celular


LG të hënën njoftoi se po lë biznesin e smartphone-ve. Në një deklaratë të përgatitur, kompania koreano-jugore tha se ka marrë vendimi për të mbyllur atë .

Nga janari kjo kompani shprehu se po shikonte të gjitha opsionet për mbyllje pas pothuajse gjashtë vitesh humbje që arrinin rreth 4.5 miliard dollarë.

Vendimi i LG nuk është asgjë absurde. Ka pasur thashetheme të shumta rreth tij që  kur CEO i LG konfirmoi se kompania po shqyrton mundësitë për biznesin e saj të telefonisë mobile, e cila vazhdimisht ka pësuar humbje. Kjo përfshinte kompaninë që fliste me blerësit e mundshëm për biznesin e saj të telefonit. LG me sa duket po fliste me të paktën dy kompani, por diskutimet kurrë nuk kaluan një pikë të caktuar, duke e lënë LG në një krizë.

Sidoqoftë gjatë atyre gjashtë viteve, biznesi i smartphone-ve të LG-së ka qenë në trazira, edhe pse kompania nuk la gur pa lëvizur në luftën kundër rivalit të saj kishte akoma një rrugë para saj.

Por pronarët thanë se tregu i telefonisë mobile ishte bërë “tepër konkurrues”. Fatkeqësisht LG nuk ishte e fuqishme në aspektin harduerik e as softuerik në dallim me gjigandet si Apple dhe Samsung.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • LG

  • Lajmet kryesore