Shqipëria

Lezhë: Sekuestrohen mbi 15 kilogramë cannabis-sativa, 3 në pranga


15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa janё sekuestruar nga forcat operacionale tё Drejtorisё Vendore tё Policisё Lezhё.

“Nё finalizim tё opracionit policor ‘Rubiku’ u arrestuan si posedues tё lёndёs narkotike tre persona”, njoftoi Policia.

Bёhet fjalё pёr shtetasit R. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë, tё cilёt do tё hetohen pёr veprёn penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

Sipas deklaratës së Policisë Lezhë, efektivët kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës.

Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Ura Ushtarake”, forcat blu ndaluan automjetet e dyshuara, me drejtues shtetasit P. M. dhe R. D.

Droga u gjet e paketuar brenda automjeteve tip “Ford” dhe “Nissan”, të drejtuar nga këta shtetas. Teksa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. N., pasagjer në njërin prej mjeteve shërbimet e Policisë zbuluan edhe një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, peshorja elektronike, 3 aparate celular dhe 2 automjete.

Policia ravijëzoi se, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore