Shqipëria

Lezha përmbytet sërish me pak reshje shiu


Pak reshje me intensitet mesatar kanë mjaftuar që Lezha të përmbytet sërish në disa prej segmenteve kryesore të saja.

Përkeqësimi i situatës meteorologjike në orët e pasdites së 10 marsit, kanë sjellë vështirësi përkatësisht në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra dhe qytetarët e kanë aktualisht të pamundur të dalin nga banesat e tyre.

Disa prej hyrjeve të pallateve po ashtu janë bllokuar dhe kanë vështirësuar daljen e banorëve në rrugë.

Situata, sipas raportimeve, është krijuar në një kohë shumë të shkurtër, pas shtimit të reshjeve gjatë orëve të pasdites.

Situata po monitorohet po ashtu edhe nga autoritetet vendore, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore