Bota

Levizja Black Lives Matter nominohet për çmimin Nobel të paqes


Lëvizja Black Lives Matter është nominuar për çmimin Nobel për paqen 2021, nga përhapja e thirrjes për ndryshim “sistemik”, në të gjithë botën.

Deputeti norvegjez, Petter Eide, u shpreh se lëvizja kishte detyruar vendet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të luftonin kundër racizmit.

Ajo çfarë Eide-n pëlqen nga lëvizja Black Lives Matter është mënyra se si kanë mobilizuar njerëzit nga të gjitha grupet e shoqërisë dhe jo vetëm afro- amerikanët apo njerëz të shtypur.

Lëvizja Black Lives Matter u bashkë-themelua në 2013-ën nga Alicia Garza, Patrisse Cullors dhe Opal Tometi, si kundër-përgjigje ndaj lirimit nga akuzat e njeriut që qëlloi Trayvon Martin. Lëvizja fitoi njohje më të gjerë në 2014-ën pas protestave mbi vdekjet e Michael Brown dhe Eric Garner. Kjo erdhi si një seri protestash globale në vitin 2020 pas vdekjes së George Floyd dhe Breonna Taylor.

Eide me parë ka nominuar për çmimin Nobel, aktivistë të të drejtave të njeriut nga Rusia dhe Kina.

Nominimet për çmimin Nobel për Paqe pranohen nga çdo politikan që shërben në një nivel kombëtar dhe atyre u lejohen vetëm 2 mijë fjalë për të treguar çështjen e tyre. Afati i fundit për dorëzimin e këtij viti është 1 shkurt, dhe deri në fund të marsit komiteti përgatit një listë të shkurtër. Fituesi zgjidhet në tetor dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar në 10 dhjetor. Kishte më shumë se 300 nominime për çmimin e vitit të kaluar, i cili përfundimisht u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore