Libra

Letra që iu gjet Vincent van Gogh-ut në xhep pas vetëvrasjes


Ilustrimi është marrë nga filmi "Loving Vincent"

Letra e van Gogut që iu gjet në xhep, shkruar për vëllaun e tij Theo van Gogh. 29 korrik, 1890.

Kam shumë gjëra për të thënë, por e ndiej se është fare e kotë. Shpresoj që ata të firmës të të kenë me sy të mirë si edhe më parë.

Më shkruaje që rron me mirëkuptim me gruan, gëzohem shumë, veç jeta ka anë të mira, por ka edhe anë të errëta. Ajo është e vërtetë, që të rrisësh një fëmijë nuk është punë e lehtë as për ty, as për Ionë, aq më tepër duke banuar në katin e pestë.

Më duket se nuk ka për të qenë e largët dita kur do të mund të flasim goja-gojës për çështjen tona të përbashkëta. Sidoqoftë, vetë piktorët nuk e kanë të lehtë të flasin për punën e shitjes së tablove, për këtë, në fakt, duhet të flasin vetë tablotë.

Po, i dashur vëlla, edhe më parë të kam thënë dhe ja ku po ta përsëris me tërë seriozitetin e çëshjtes se kurrë nuk të kam konsideruar dhe nuk të konsideroj tregtar të rëndomtë tablosh.

Përmes meje ti ke marrë pjesë në krijimin e sa e sa tablove, të cilat madje edhe në shtrëngatë e ruajnë qetësinë.

Ne ato i kemi bërë, tanimë ato ekzistojnë, e kjo është më kryesorja. Nuk rrija dot pa ta theksuar këtë në këto çaste krizash, në një kohë kur deri sa s’mban janë të tendosura marrdhëniet ndërmjet tregtarëve të tablove e piktorëve që kanë vdekur dhe të atyre që janë gjallë.

E pra, e pagova me jetën e bërë, ajo më kushtoi gjysmën e mendjes, kjo kështu është.

Por ti, me sa di unë, nuk bën pjesë në kategorinë e tregtarëve të rëndomtë, di të marrësh në mbrojtje drejtësinë, di t’i bësh punët kurdoherë me njerëzillëk. Po nejse!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore