Pajisje

Letër Joe Biden-it për fonde çipash


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një grup i kompanive të çipave i kanë dërguar presidentit Joe Biden një letër duke e thirrur të siguronte fonde të konsiderueshme në formë të stimujve për prodhimin e gjysmëpërçuesve si pjesë e planeve të tij të infrastrukturës dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Agjensia e lajmeve, Reuters, bën me dije se letra është nënshkruar edhe nga shefat ekzekutivë të firmave të mëdha amerikane si Intel Corp, Qualcomm Inc, Micron Technology Inc dhe Advanced Micro Devices Inc.

Kërkesa e kompanive vjen pas një mungese globale të çipave e cila ka goditur linjat e fabrikës të Ford Motor Co dhe General Motors Co, ekzekutivët e të cilave kanë parashiukuar biliona fitime të humbura.

Sipas Reuters, furnizimet e ngushta të çipave e kanë bërë të vështirë për konsumatorët të blejnë konsola të njohura lojërash siç janë Xbox-i i kompanisë Microsoft dhe Playstation-i i kompanisë Sony.

Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve ka dalluar se prodhimi ka rënë nga 37% në vitin 1990 në 12% sot. Sipas tyre, çipat që mungojnë janë prodhuar kryesisht në Tajvan dhe në Kore dhe më pas kanë ardhur për të dominuar industrinë.

Ata kanë thënë se kjo mungesë është “për shkak se qeveritë e konkurrentëve global ofrojnë stimuj dhe subvencione të konsiderueshme për të tërhequr pajisje të reja për prodhimin e gjysmëpërçuesve”. Ndërkohë që në SHBA, një gjë e tillë nuk ndodh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore