Lajme

Lekaj për Albanian Post pas publikimit të shpenzimeve për karburante: Kam pasur shumë aktivitete


Pal Lekaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur për Albanian Post pas publikimit të listës së shpenzimeve të deputetëve për karburante – ku ky i fundit e printe listën në fjalë me 870 euro të shpenzuara për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit kaluar – ka potencuar se ai ka qenë pjesëmarrës në Komisionin për Ekonomi 18 here në dy muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sipas tij ai u akuzua padrejtësisht këto ditët e fundit pas publikimit të kësaj liste, sepse siç thotë ai, i njëjti është banor rezident i Gjakovës, saktësisht në fshatin Novosellë.

“E para, aktiviteti im i vazhdueshëm dhe intensivë pranë qytetarëve dhe ndaj institucioneve siç është Kuvendi dhe Komisionet ka bërë që unë të jem katër herë i zgjedhur si Deputet i Kosovës, pasi kam marrë besimin e qytetarëve”, ka thënë ai për AP.

Ai madje ka njoftuar me tërë aktivitetin e tij të zhvilluar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

“Në Komisioni për Ekonomi isha pjesë në 13 mbledhje, në tre mbledhje të grupeve punuese dhe dy dëgjimeve publike, ndërsa në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere isha pjesëmarrës në 10 mbledhje si dhe në një dëgjim publik”, ka shtuar ai.

“Ndërsa në Kuvendin e Kosovës isha pjesëmarrës në 10 seanca të mbajtura, ku secila ka zgjatur nga 2-3 ditë për shkak të numrit të madh të pikave të rendit të ditës”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore