Shqipëria

Lejuan shfrytëzimin e një hapësire publike, arrestohet ish-kreu i IMT Dibёr


Ёshtё arrestuar ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, pasi u konstatua se kishte lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike, pronësi e bashkisë, për ndërtim të paligjshëm.

E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi akuzohet pёr veprёn penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi erdhi nё vijim tё operacionit policor të koduar “Inspektorati”.

Sipas njoftimit tё policisё, një ditë më parë u ndaluan katër shtetas dhe u proceduan penalisht tre tё tjerё, teksa sot u bё e mundur dhe kapja e personit tё katёrt tё shpallur nё kёrkim.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore