Lajme

“Legjitimimi i dhunuesve” – Kush është fajtor?


Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares nga pesë të mitur nuk ishte i pari në Kosovë.

Institucionet si duket janë duke dështuar në trajtimin e çështjeve të dhunës.

Kështu pohon edhe Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.

Nga këndvështrimi i saj, rasti i dhunimit të një të miture për orë të tëra lë pasoja edhe te gjeneratat e reja.

Mijëra qytetarë protestuan të mërkurën në Prishtinë duke kërkuar drejtësi.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuarit që dyshohet se e kanë dhunuar të miturën 11 vjeçare, derisa Gjykata ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Polici janë raportuar 36 raste të dhunimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore