Libra

Lea Ypi në Prishtinë, për filozofinë dhe librin


Kopertina e librit “Të lirë: të rritesh në fund të historisë”

“Të lirë: të rritesh në fund të historisë”, është vepra e filozofes Lea Ypi, e cila prej senzacionalitetit ndërkombëtar, erdhi edhe në Prishtinë në “Librarinë Dukagjini”.

Ypi, në dëlirësinë letrare, bosht qendror të saj, ka “Lirinë”.

Autorja dhe filozofja Lea Ypi, me veprën e saj të fundit, ndonëse për nga profesioni është filozofe akademike, ajo solli dimension letrar, të pazakonshëm për një filozof akademik.

Kjo vepër rrëfen tranzicionin politik të Shqipërisë prej komunizmit në liberalizëm, me atë të një vajzeje të vogël që po rritet brenda saj bashkë me dilemat rreth lirisë.

Ypi, përveç promovimit të librit, ligjëroi edhe në Fakultetit Filozofik të Universitet të Prishtinës, me temën, “Marksizmi kantian: çka është dhe çka na duhet”.

Ndonëse në lexim sipërfaqësor, Kanti dhe Marksi u përkasin proveniencave të papajtueshme filozofike, dhe studiuesit nuk i përbashkojnë dy shkolla të cilat mendohen të jetë rreptësishtë të kundlrta, Lea Ypi hapi horizonte të reja në këtë dimension teorik jo shumë të trajtuar.

Ajo në ligjëratën e saj, synoi të mbështesë paralele përbashkuese mes kritikës së religjionit të Marksit me atë të Kantin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore