Libra

Lea Ypi në dialogjet digjitale të revistës filozofike “The Philosopher”


Revista filozofike “The Philosopher” këtë vjeshtë pritet të sjellë disa nga mendimtarët më të mirë në diskutime online në eventin “On Philosophy”, dhe pjesëmarrëse do të jetë edhe Lea Ypi, e cila së bashku me filozofin suedez, Martin Hagglund, do të diskutojnë për librin e saj të ri “Freedom: Coming of Age at the End of History”.

“Në këtë bisedë me Martin Hagglund, filozofja dhe teoricienja politke, Lea Ypi, do të diskutojë kujtimet e jashtëzakonshme të rritjes së saj në mes të përmbysjes politike, që gjurmon limitet e progresit dhe barrën e së kaluarës, duke i ndriçuar hapësirat mes idealeve dhe realitetit, dhe shpresat e frikat e njerëzve të ngrerë nga spastrimi i historisë”, shkruan në lajmërimin e eventit në revistën “The Philosopher”.

Lea Ypi e lajmëroi pjesëmarrjen përmes faqes së saj në Facebook ku shkroi se “Jam shumë e gëzuar të jem pjesë e serive të eventeve të ‘The Philosopher’ me Martin Hagglund këtë vjeshtë (dhe çfarë liste e mrekullueshme diskutuesish)”.

Përmes platformës Zoom, diskutimi i Lea-s vjen të hënën e 15 nëntorit të këtij viti.

Revista “The Philosopher” shkruan se këto seri diskutimesh po vinë si pasojë e suksesit që patën dialogjet e tyre digjitale, me njerëz të cilën janë qasur nga plot 87 vende anembanë botës.
Tashmë këto ngjarje filozofike do të nisin qysh në shtator, dhe do të jenë online dhe pa pagesë, të hapura për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore