Lajme

Lavrov hedh poshtë zërat se Putin-i është i sëmurë rëndë


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të dielën mohoi spekulimet se presidenti Vladimir Putin ishte i sëmurë.

Ai u shpreh se nuk kishte shenja që tregojnë për ndonjë sëmundje.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar transmetuesin francez TF1.

Shëndeti dhe jeta private e Putin-it janë tematika tabu në Rusi dhe pothuajse kurrë nuk diskutohen në publik.

Por raportimet kanë qarkulluar se udheqësi rus është i sëmurë rëndë, me disa raporte që thonë se ai vuante nga “kanceri”.

“Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin tek ky person shenja të një lloj sëmundjeje ose gjendje të rënduar”, deklaroi Lavrov për TF1.

Lavrov shtoi se Putin, i cili do të mbushë 70 vjeç në tetor, shfaqej në publik “çdo ditë”.

“Ju mund ta shikoni atë në ekrane, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij”, nënvizoi Lavrov në komentet e lëshuara nga ministria e jashtme ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore