Sport

Laura Fazliu renditet në vendin e nëntë në ranglistën e fundit botërore të xhudos


Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka shënuar ngritje të madhe në karrierën e saj.

Pasi arriti ta fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit, Fazliu tani është në vendin e nëntë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kjo është hera e parë që Laura gjendet në top 10 xhudistet më të mira të botës në kategorinë e saj.

Ndryshe, medalje në Grand Slamin e Tbilisit morën edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që njëjtë sikurse Fazliu, në kategoritë e tyre e fituan të argjendtën.

Kujtojmë që para Grand Slamit të fundit, Fazliu renditej në vendin e 11-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore