Përballje

Lakers marrin epërsinë përballë Phoenix Suns


Lebron James dhe Cameron Payne

Ndeshja mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Lakers përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, me rezultat 95:109.

Pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë, Los Angeles Lakers janë rikthyer në formën e tyre të mëhershme.

Kampionët në fuqi, patën probleme me lëndime të shumta në sezonin e rregullt, por, pas rikthimit në formë të Lebron James dhe Anthony Davis, Lakers përmbysën rezultatin në 2:1 në serinë e parë të playoff.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, por, ndryshimi ndodhi në çerekun e tretë ku Lakers kaluan në avantazh të thellë, prej 14 pikësh.

Lëndimi që Chris Paul pësoi në ndeshjen e parë të serisë, po luan rol të madh në formën e Phoenix Suns, pasi ai ishte një nga lojtarët kryesor të ekipës.

Pas një performance skandaloze në ndeshjen e parë, Anthony Davis ka gjetur veten duke shënuar më shumë se 30 pikë në ndeshjen e dytë dhe të tretë.

Te Lakers u dalluan Anthony Davis me 34 pikë e 11 kërcime, LeBron James me 21 pikë e 9 asistime dhe Dennis Schroder me 20 pikë.

Te Suns më të mirët ishin Deandre Ayton me 22 pikë e 11 kërcime dhe Devin Booker me 19 pikë e 6 asistime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore