Kosova

Lajçak në takim me shefin e EULEX-it dhe komandantin e KFOR-it


Lajçak në takim me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it Frenc Kajari.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, të premten është takuar me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, Lars-Gunnar Wigemark dhe me komandantin e KFOR-it, Frenc Kajari.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një cicërimë në rrjetin social Twitter.

“Pata diskutime shumë të mira me shefin e EULEX dhe komandantin e KFOR-it rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Më 26 nëntor, Lajçak është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë e ka bërë të ditur Meta po ashtu përmes një postimi në Twitter.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi”, ka shkruar Meta në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore