Sport

La Liga, e gjitha në fushë për javën e 37-të


Skuadrat e La Ligës spanjolle do të zbresin të gjitha në fushë ditën e diel në të njëjtin orar. 10 sfida dhe 20 ekipe do të luajnë duke filluar nga ora 18:30.

Tashmë kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur nga La Liga, gara për titull është ende e hapur. Atletico Madrid-i kryeson renditjen me 80 pikë, ndiqet nga Real Madrid-i me 78 pikë, Barcelona me 76 pikë dhe Sevilla me 74 pikë.

Ashtu siç është e hapur gara për titull, ashtu është e hapur edhe gara për qëndrimin në La Liga. Valladolid-i, renditet në vendin e 18 me 31 pikë, ndërsa Elche dhe Eibar-i që renditen në vendet e 19 dhe 20 kanë nga 30 pikë.

Në vendin e 17 qëndron Huesca me 33 pikë, në të 16 Getafe me 34 pikë dhe ne të 15 Alaves-i me 35 pikë.

Atletico kryesuese do të përballet me Osasuna-n e vendit të 11 në renditje. Miqtë janë në mesin e artë të tablës dhe për vendasit është një ndeshje e lehtë në letër.

Real-i do të ketë përballë Athletic Bilbao-n në fushën e këtyre të fundit. Vendasit kanë 46 pikë dhe renditen në vendin e nëntë, duke qenë të sigurt në pozitat e tyre, larg rënies nga kategoria, por edhe larg zonës së Europës.

Barcelona do të ketë përballë Celta Vigo-n. Miqtë kanë 50 pikë, në vendin e tetë të renditjes dhe me pesë pikë më pak se Villarreal-i i vendit të shtatë, vend që të dërgon në Konferencë Ligë.

Sevilla do të ketë përballë Villarreal-in, në fushën e këtyre të fundit. Një pikë e ndan Nëndetësen e Verdhë nga zona e Ligës së Europës.

Në ndeshjet e tjera do të përballen: Cadiz – Elche, Alaves – Granada, Real Betis – Huesca, Real Sociedad – Real Valladolid, Getafe – Levante dhe Valencia – Eibar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore