Përballje

LA Clippers ngushtojnë epërsinë e serisë përballë Phoenix Suns


Terrance Mann, Patrick Beverly dhe Paul George

Ndeshja e pestë në playoff-in e Konferencës Perëndimore mes Phoenix Suns dhe La Clippers përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

Clippers fituan me rezultat 116: 102, të cilët ngushtuan rezultatin e serisë në 2:3.

Ndeshja ishte e dominuar nga LA Clippers të cilët morën një epërsi prej 10 pikësh që nga fillimi i ndeshjes.

Në çerekun e dytë, Suns ngushtuan epërsinë në shtatë pikë, por kjo nuk ia ndali hovin ekipit të Clippers pasi ata fituan duelin bindshëm.

Paul George ishte më meritori, pasi shënoi 41 pikë me 13 kërcime e 6 asistime.

Devin Booker kishte një performancë mjaft të mirë po ashtu, por 31 pikët e tij nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e katërt të Suns.

Në fitoren e Clippers kontribuuan edhe Marcus Morris me 22 pikë dhe Reggie Jackson me 23 pikë, i cili ka qenë fantastik gjatë kësaj serie.

Ndërsa te Suns të mirë ishin edhe Chris Paul me 22 pikë e 8 asistime dhe Cameron Johnson me 14 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=B43SbGF6es8&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore