Stil

Kylie Jenner e pranon se ka bërë ndërhyrje estetike në gjoks, thotë se “është penduar”


Modelja, Kylie Jenner, më në fund e ka pranuar se kishte pasur ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e gjoksit, pas shumë vitesh duke mohuar se kishte bërë një operacion plastik të tillë.

Në finalen e sezonit të “The Kardashians”, Jenner, 25 vjeçe, zbuloi se i kishte zmadhuar “gjinjtë” pak para se të mbetej shtatzënë me vajzën Stormi Webster, e cila lindi më 1 shkurt të vitit 2018.

“Kam bërë gjoksin para Stormit, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç”, tha themeluesja e Kylie Cosmetics në një rrëfim në emisionin e Hulu.

“Ata ishin ende duke u shëruar. Kisha gjoks të bukur. Thjesht e mrekullueshme. Madhësia perfekte, gjithçka perfekte. Dhe thjesht do të doja, padyshim, që të mos kisha ndërhyrë fare”, vazhdoi Jenner.

Ajo i ka rekomanduar të gjitha vajzat që t’i shmangen operacioneve estetike në pjesën e gjoksit, nëse planifikojnë të kenë fëmijë.

“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon për këtë të presë deri në fund , pasi t’i sjellin fëmijët në jetë”, përfundoi nëna e dy fëmijëve, e cila mirëpriti një djalë në shkurt të vitit 2022.

Deklarata nga Jenner, vjen pas vitesh të tëra mohimi. Ajo u kishte thënë fansave të saj në Twitter në vitin 2016 se madhësia e saj e rritur e gjoksit ishte për shkak të “asaj kohe të muajit” dhe se ata do të “shfryheshin”.

Ajo tha gjithashtu se kishte veshur sytjena mbushëse të Victoria’s Secret.

“Unë nuk e ndaj këtë me shumë njerëz, por të gjithë mendojnë se kam bërë zmadhimin e gjoksit kohët e fundit, por nuk e kam bërë”, tha ajo në llogarinë e saj tashmë të zhdukur në Twitter.

“Unë thjesht përdor Bombshell nga Victoria’s Secret. Ajo ndryshon jetën. Unë i kam propozuar këto sytjena të gjitha motrat e mia dhe të gjithë mikeshat e mija”, pati shtuar ajo.

Madje, Kylie ka thënë se nuk do të donte që as vajza e saj, Stormi t’i nënshtrohej operacioneve të tilla, në një moshë të re.

“Do të më thyhej zemra nëse do të donte ta bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare”, tha ajo, duke iu referuar të bijës.

“Ajo është gjëja më e bukur ndonjëherë. Unë dua të jem nëna më e mirë dhe shembulli më i mirë për të. Do të doja të mund të isha ajo dhe ta bëja gjithçka ndryshe, sepse nuk do të prekja asgjë”, ka shtuar ajo.

Në episodin e së enjtes së kaluar të “The Kardashians”, Jenner u përpoq të mbyllte thashethemet se ajo i është nënshtruar procedurave të kirurgjisë plastike gjatë viteve – pavarësisht se më vonë ndryshoi versionin e saj.

“Një nga keqkuptimet më të mëdha për mua është se unë isha ky fëmijë i pasigurt dhe bëra kaq shumë operacion për të ndryshuar të gjithë fytyrën time, gjë që është e rreme”, kishte thënë ajo.

“Unë kam marrë vetëm mbushës. Nuk dua që kjo të jetë pjesë e historisë sime”, kishte shtuar ajo.

Tani që Kylie ka hequr një sekret nga gjoksi i saj, ndoshta ajo do të jetë më e sinqertë duke ecur përpara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore