Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton dy marrëveshje ndërkombëtare


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Për ratifikimin e “Amandamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kanë votuar 83 deputetet dhe asnjë kundër si dhe asnjë abstenim.

Ndërkaq, edhe për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ratifikimi i këtyre marrëveshje është mbështetur edhe nga opozita.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti e ka konsideruar këtë marrëveshje si të nevojshme për të ndihmuar bizneset private.

“Ne do ta mbështesim këtë marrëveshje, pasi është mënyra më e mirë për të ndihmuar bizneset private, këto mjete të këtij fondi për garanti është zgjidhja për të ndihmuar ndërmarrjet e sektorit privat”, deklaroi Hoti.

Deputetët fillimisht nuk ishin në sallë, prandaj edhe nuk mund të votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare pasi duhet prania e 80 deputetëve për të votuar këto marrëveshje.

“59 deputetë në seancë. Deputetët paguhen prej popullit. Po fillojmë me pika të tjera të seancës, meqenëse nuk janë 80 deputetë në sallë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi Konjufca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore