Lajme

Kuvajt/ Gjykata Kushtetuese pezullon kundërshtarin opozitar


Të dielën, gjykata Kushtetuese e Kuvajtit urdhëroi ligjvënësin më aktiv të opozitës së vendit, të përjashtohet nga parlamenti. Kjo ka ndezur tensionet midis qeverisë dhe legjislaturës dhe duke zbuluar kufijtë e lirisë politike në shtetin e Gjirit.

Gjykata anuloi anëtarësimin e Bader al-Dahoum, në parlamentin aktualisht të pezulluar duke përmendur një dënim të vjetër për fyerjen e emirit të ndjerë.

Vendimi ndezi zemërim të menjëhershëm midis kolegëve ligjvënës të tij, pasi gjykata më e lartë e apelit e kishte liruar al-Dahoum-in nga akuzat e shpifjes dhe i kishte hapur rrugën për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Al-Dahoum është bërë i njohur në Kuvajt për protestat e tij të zhurmshme kundër qeverisë. Në javët e fundit, mosmarrëveshja midis parlamentit të zgjedhur të vendit dhe kabinetit të emëruar nga emiri ka arritur kulmin.

Ndërsa parlamenti i Kuvajtit është më demokratik sesa shtetet e tjera të Gjirit Persik, fuqitë e tij mbeten të kufizuara.

Ligjbërësit mund të prezantojnë legjislacionin dhe të marrin në pyetje ministrat, megjithëse emiri ruan autoritetin përfundimtar dhe anëtarët e familjes në pushtet mbajnë poste të larta.

Pas zhurmës së ligjvënësve për emërimet e reja ministrore në fillim të këtij viti, qeveria dha dorëheqjen dhe duke filluar nga 18 shkurti, emiri pezulloi parlamentin për të zbutur tensionet.

Mosmarrëveshjet kanë shtyrë Kuvajtin e pasur me naftë drejt krizës së tij më të keqe financiare në dekada dhe ka penguar të gjitha përpjekjet drejt reformës politike dhe shoqërore.

Sipas analistit politik të Kuvajtit, Mohammed al-Yousef, vendimi për opozitarin “shihet si një përpjekje e qeverisë për të eliminuar një kritik të ashpër nga skena politike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore