Zgjedhjet në Kosovë

Kusari-Lila: Zgjedhjet lokale kanë rendësi të veçantë se me to vijnë ndryshimet


Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar që të ketë dalje masive në zgjedhje.

“Moti është shume i mire, nuk ka arsyetime mos me dale. Shpresoj të kemi rezultat pozitiv e dalje masive në zgjedhje. Zgjedhjet lokale kanë rendësi të veçantë se me to vijnë ndryshimet”, tha Lila.

Ndryshe, në orën 07:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte paraparë, janë hapur qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës.

Ndryshe nga herë të tjera, kryetari Komisionit Qendror Zgjedhor, këtë herë ka votuar në qytetin e Pejës.

Kreshnik Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Unë dhe bashkëshortja ime e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. Qendra e votimit është hapë në ora 07:00 dhe i gjithë procesi shkoi në rregull”.

“Ftojë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Po ashtu ftojë të gjithë partitë politike që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar Radoniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore