Lajme

Kusari-Lila: Veteranët u lanë jashtë pagës minimale kur në qeveri ishin PDK e LDK, duhet kthim të dispozitës për ri-inkuadrim në punë


Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë lënë jashtë pagës minimale kur PDK dhe LDK kur ishin në qeveri në vitin 2017.

“Projektligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ne qëndrojmë mbrapa që kompensimi për veteranët nuk duhet të lidhet me pagën minimale. Paga minimale është pagë që paguhet për punëtorët e sektorit privat. Parashikimi është bërë në vitin 2017, kur në qeverisje kanë qenë PDK dhe LDK. Në atë kohë nuk ka pasur reagim”, tha Kusari-Lila paga gazetarëve.

Ajo ka insistuar se duhet “dialog mes veteranëve dhe qeverisë” për kthimin e dispozitës për ri-inkuadrim në tregun e punës për të gjithë ata që janë të aftë dhe kanë dëshirë duke mos pas nevojë që të zgjedhin siç ka qenë situata e deritashme.

“Nuk është një proces që do ketë zgjidhje me kushtëzime, duhet të gjendet zgjidhje përmes dialogut. Shprehim vullnetin që ta bëjmë një zgjidhje për veteranët”, shtoi ajo.

Ajo ka folur edhe mbajtën e zgjedhjeve të reja në Veri, derisa ka shtuar se ato do mbahen kur të ketë kushte normale.

“Qasja e BE-së ndaj Kosovës ka qenë shumë e vrazhdët sesa ndaj Serbisë. Ne nuk kemi qenë shkaktare të dhunës, por Serbia dhe Vuçiç. Ne ende e konsiderojmë të padrejta vendosjen sanksioneve nga BE-ja ndaj Kosovës”.

Kusari-Lila ka theksuar se është në përgatitje të dy kallëzimeve penale ndaj ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiç dhe portalit “Nacionale” për shkak të përgjimeve që e implikon atë me zyrtarë të Listës Serbe.

“Kishim një debat mbi kërkesën e opozitës për të diskutuar mbi incizimet e jashtëligjshme edhe në krejt diskutimin çdo ditë pas publikimit jam deklaruar dhe nuk kam hezituar. Pyetjet që kanë qenë janë më shumë të natyrës spekulative”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore