Lajme

Kurti udhëton për në Gjermani


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate dërguar mediave.

“I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë”.

Tutje është thënë se në këtë kongres do të diskutohet për çështje të ndryshme.

Berlin, Gjermani.

“Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitën e fundit jashtë vendit e kishte pasur më 26 shtator në Japoni së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ata gjatë kësaj vizite kanë marr pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore