Lajme

Kurti udhëton drejt Gjermanisë, pjesëmarrës në Kongresin e Partisë Socialdemokrate


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten për në Berlin të Gjermanisë së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kurti dhe Çeku, do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

“Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërsa, të dielën kreu i ekzekutivit do të takojë pjesëtarë të mërgatës së Kosovës në Gjermani.

Një vizitë të ngjashme kryeministri e kishte pasur në në Berlin të Gjermanisë me 14 tetor të 2022-ës ku kishte marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Në këtë takim Kurti kishte diskutuar për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore