Shqipëria

Kurti takon Ramën në Tiranë – në fushatë kundër, në zyrë me të


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Më herët, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, prezantoi kandidadët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Të martën, Kurti ishte për vizitë në Lezhë, në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, nga ku u shpreh se bashkimi kombëtar është i pamundur, ngaqë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

 

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore