Lajme

Kurti: Sanksionet e SHBA-së vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të Policisë në veri


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka mirëpritur vendimin e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shpalljes “non grata” të Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsideron se serbët në veri janë duke marrë frymë lirshëm.

“Sanksionet e SHBA-së treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të PK-së javë më parë në veri të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndërsa, shtoi e janë duke vazhduar të mbrojnë kauzën e tyre për drejtësi, barazi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Jemi në javën e sensibilizimit të luftës kundër korrupsionit, dua të ju siguroj se do të vazhdojmë të mbrojmë kauzën që na ka sjell në Qeveri: Drejtësi, barazi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit në çdo cep të Republikës”.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Duke shtuar se, “vlerësimet e Kosovës në organizata çdo vit raportonin se korrupsioni ishte i përqendruar rreth qeverisë, dhe se fushat më të korruptuara ishin prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private”.

Ndërsa bëri të ditur se prokurimi publik pritet që të jetë mirë i planifikuar nga qeveria Kurti.

“Kemi në plan që prokurimi publik të jetë i mirëplanifikuar, i menaxhuar mirë me mekanizma të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”.

Sipas tij, qeveria në të cilën ai është në krye po bën punë të shumta kundër kësaj dukurie.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar shkelin të drejtat e qytetarëve, varfërojnë popullsinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë shtetërore dhe kombëtare. Kemi treguar përkushtim në luftën kundër këtyre dy dukurive shkatërruese të shoqërisë”, ka thënë Kurti.

Serbi nga Kosova, Zvonko Veselinoviç bashkë me të vëllain e 10 persona të tjerë kanë hyrë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që janë të dyshuar për kryerjen e disa veprave që bien ndesh me ligjin e që kanë të bëjnë me krimin e organizuar e korrupsionin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore