Lajme

Kurti pas takimit me Lajçakun e Escobarin: Biseduam për de-eskalim të situatës në Veri dhe zgjedhjet e reja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me dërguarit e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka biseduar për de-eskalim të situatës në Veri dhe zgjedhjet e reja.

“U shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit”, thuhet në njoftim për media nga Qeveria.

“Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.

Sipas njoftimit, kryeministri ka theksuar se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve.

Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore”, theksoi ai.

“Shtensionimi, zgjedhje të shpejta në veri dhe rikthimi në dialog”, tri kërkesat e Escobar-it dhe Lajçak-ut për Kurtin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore