Lajme

Kurti pas Amerikës udhëton për në Zvicër, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të vizitës së tij dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojë për në Zvicër për të marrë pjesë në “World Economic Forum”, i cili pritet të mbahet nga 22 maji deri më 26 maj.

Sipas mediumit zviceran “Le Canton 27”, Kurti do të takohet me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, i cili përveç kryeqeveritarit do të mirëpres edhe udhëheqës të shteteve të tjera.

Gazeta “Le Canton 27”, ka mesuar se teme bisede e kryeministrit Kurti me autoritetet zvicerane do të jenë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe situata në Ballkan.

Gazeta zvicerane në fjalë ka mësuar nga burime të mirëinformuara se Kurti gjatë qëndrimit ne Samitin e Forumit Ekonomik Botëror, do të zhvillojë një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me një sër takimesh me personalitete botërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Kurti njëkohësisht ne këtë samit do të lobojë edhe për anëtarësimin e Kosovës ne KiE sikur edhe atë të INTERPOL-it.

Në kuadër të këtij forumi, Zvicra po përgatitet të presë shumë liderë botërorë dhe për këtë do të bllokohet pjesërisht hapësira ajrore mbi Davos, si dhe do aktivizohen 5 mijë ushtarë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e forumit.

Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka parashikuar rreth 30 takime, përfshirë edhe me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ku me ç’rast tema kryesore pritet të jetë Konferenca e Luganës, e cila parasheh fonde për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore