Lajme

Kurti nga Parisi: Të jemi progresistë për barazi dhe drejtësi në mbarë botën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video në Forumin e Paqes në Paris ka thënë se “është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”.

Ndërkaq nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë konfirmuar nëse Kurti do të jetë folës në këtë forum.

Prezent në këtë samit është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Përveç presidentit francez Emmanuel Macron si nikoqir, fjalim mbajti edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, thuhej në njoftimit për media të Zyrës së Presidentit të Francës, Emannuel Macron.

Edicioni i sivjetshëm i Forumit, i cili po mbahet në kuadër të shënimit të Ditës së Pajtimit në Luftën e Parë Botërore, do t’i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike pas epidemisë së virusit korona.

Forumi i Paqes u nis në vitin 2018 nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me qëllim promovimin e multilateralizmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore