Lajme

Kurti në takim me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve: Rruga për liri na përkujton sakrificën e tyre


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

“Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pritur të hënën në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti është njoftuar për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur në demonstratat popullore.

Kurti në takim me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve të kombit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore