Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar qeveritë e kaluara kur në pyetje janë rrugët nacionale, të cilat nuk po mund t’i përfundoi as ai vetë si në rastin e Autostradës Prishtinë – Gjilan, për të cilën fillimisht kishte thënë se punimet përfundojnë në vitin 2024 e më pastaj kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk do të mund të ndodh as gjatë këtij viti.
Për mos-punën e tij Kurti – siç rëndom ndodh – ka fajësuar pushtetet e kaluara për “lënie të punëve keq e në gjysmë”.
“Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim”, ka shkruar Kurti ndërsa rrugët nacionale si ato Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Pejë, nuk duken gjëkundi.
Përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, Kurti ndërsa ka numëruar sukseset në infrastrukturë ka njoftuar se kanë filluar punimet me hov të merituar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
“Puna në segmentin e parë të kësaj rrugë kishte nisur në vitin 2009, para 15 vjetëve. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, po e kthejmë atë në rrugë nacionale me dy drejtime, me gjithsej katër korsi”.
Puna, sipas tij, po vazhdon edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë.
“Rruga Prishtinë – Podujevë ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, para 8 vjetëve. Atë po e zgjerojmë dhe po ia shtrojmë të shumëpriturat 15 kilometrat e mbetur në segmentin Prishtinë-Lluzhan, për çka kemi ndarë 35 milionë euro”.
Ndër të tjera Kurti ka llogaritur si sukses përfundimin e mbi 75 për qind të autostradës së Gjilanit.
“Autostrada Prishtinë-Gjilan po shkon drejt përfundimit. Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më parë”.
Ai gjithashtu ka njoftuar se së fundmi janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc, me një gjatësi 12.8 km, në vlerë prej 21 milionë euro.
“E kemi ndarë buxhetin për të vazhduar pastaj me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq”.
“Më tej, kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren–Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit”.
Si sukses Kurti ka numëruar edhe asfaltimin e rrugëve në zona e fshatra në Veri të Kosovë.
“Atje po ashtu për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. E pas 24 vjetëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq hapëm e funksionalizuam Zyrat Kadastrale Komunale”.
Kurti ka kritikuar qeveritë paraprake edhe për ndarjen e miliona eurove për mirëmbajtjen e rrugëve duke potencuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij.
“Tani, me kontratat që kemi nënshkruar ne, me paramasa të ndryshuara, duke shtuar pozicione që e rrisin kualitetin e sanimeve siç janë rrjetat geogrid në shtresa të asfaltit dhe duke hequr pozicionet fiktive dhe ato të duplifikuara, e kemi zbritur atë në 38 milionë euro”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”