Lajme

Kurti: Është veç një temë që nuk pret në Bruksel


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, është tema e vetme që nuk pret në dialogun me Serbinë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se takimet e dy ditëve të fundit të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë takime përgatitore për dialogun që do të ketë kapitull të ri.

Këto komente Kurti i bëri pas vizitës që i bëri Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aty kreu i qeverisë i pa nga afër vaksinat që po ruhen në stoqet e frigoriferëve.

Sipas tij, Kosova ka mjaftueshëm vaksina ndërsa pritet që të vijnë edhe doza të tjera të vaksinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore