Lajme

Kurti dhe Spanca, flasin për transparencë dhe llogaridhënie


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca.

Kryeministri ka thënë se do të ketë mbështetje për punën e Zyrës Kombëtare të Audimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes.

“Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca.

Edhe Kurti e informoi auditoren Spanca lidhur me planin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare.

“Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ministri i Financave Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj.

Më 16 nëntor, auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka drejtuar akuza ndaj paraardhësit të saj për shpenzime enorme të buxhetit dhe mijëra euro minus.

Spanca, që në opinion është paraqitur me kërkesën më të çuditshme deri më tani që t’i ulet paga, ka thënë se as stafin aktual nuk e kanë paguar për shkak të mungesës së buxhetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore