Lajme

Kupina për AP: S’kishte bojkot nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ishin pjesëmarrës përfaqësuesit e tyre


Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë për Albanian Post se ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë kishin përfaqësuesit e tyre në ceremoni në pritjen e organizuar nga presidentja për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit.

”Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, tha Kupina.

Sipas tij, të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni.

“Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, shpjegoi ai,

Ai ka treguar po ashtu se pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, prezentë nuk ishin as liderët e partive opozitare në Kosovë.

Mospjesëmarrja e ambasadorëve të akredituar në Kosovë, në pritjen shtetërore vjen pak ditë pas përjashtmit të Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO-ja “Defender Europe 23” si pasojë e parë për Qeverinë pas situatës së krijuar në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore