Përballje

Kupa e Afrikës/ Eliminohen kampionët, Bregu i Fildisht thyen zemrat e algjerëve


Bregu i Fildisht ka arritur një fitore të thellë përballë Algjerisë, duke eliminuar kampionët në fuqi.

Në ndeshjen e fundit në grupe, Algjeria vinte me një shpresë të vetme për kualifikimin, dhe ajo ishte fitorja.

Mirëpo, kësaj nuk ia arritën, dhe në fakt ishin shumë larg, duke u mposhtur thellë.

Algjeria, që vinte në këtë kompeticion si favorit, zhgënjeu me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.

Sonte, ata u mposhtën edhe përballë Bregut të Fildisht duke e mbyllur garën në vendin e fundit në grupe.

Për Bregun e Fildishtë, kjo ndeshje ishte shumë e lehtë.

Golin e epërsisë ata e gjetën nga këmbët e Franck Kessie, i cili u asistua nga ylli i Arsenal, Nicolas Pepe.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Sangare shënoi për 2-0.

Nëntë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Pepe këtë radhë do të gjente rrjetën vet, i asistuar nga Sebastian Haller.

15 minutë para fundit, Algjeria e gjeti golin, por nuk arriti të bëj asgjë më shumë, duke u eliminuar nga Kupa e Afrikës.

Në ndeshjen tjetër, Gunea Ekuatoriale fitoi 1-0 përballë Sierra Leone, duke siguruar kualifikimin nga vendi i dytë.

Sierra Leone me vetëm dy pikë, nuk arriti kualifikimin si një ndër skuadrat e treta.

Më ndeshjet e grupit F, do të mbyllet edhe faza e grupeve në Kupën e Afrikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore