Sport

Kundërsulmi i UEFA-s


Lufta e ashpër mes UEFA-s dhe Superligës po vazhdon.

Pas paraqitjes së planit dhe të ardhurave që do të gjenerojë kjo ligë nga Florentino Perez, UEFA-s nuk i ka mbetur asgjë pos të sulmoj.

Siç raporton RMC Sport, organi më i lartë i futbollit Evropian është duke përgatitur një sulm mbi Superligën.

Ata po punojnë me një fond investimi për formatin e ri të UEFA Champions League-s.

Kjo parashihet që do ta bëjë Champions-in kompeticionin me të ardhurat më të mëdha në botën e sportit.

Me këtë investim, ata pritet të kenë një buxhet fillestar prej 4.5 bilionë eurosh, që pritet të shkoj deri në 7 bilionë.

Ky projekt po përgatitet në bashkëpunim me skuadrat që nuk pranuan të jenë pjesë e Superligës.

Ato janë Bayern dhe PSG. Nuk përjashtohet mundësia që skuadrat që mund të dalin nga Superliga të bashkëpunojnë me UEFA-n po ashtu.

Projekti fokusohet në një Champions League më të fortë me të ardhura më të mëdha për të gjithë klubet.

Mbi gjithë këto, do të flas përsëri Florentino Perez, në një tjetër intervistë sonte, tani në radion “El Larguero”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore