Sport

Kumbulla te Sassuolo: I lumtur për aventurën e re, mezi pres të zbres në fushë


Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është huazuar nga Roma te Sassuolo deri në fund të sezonit aktual.

Përgjatë tre sezoneve si verdhekuq, Kumbulla veshi 68 herë fanellën e Roma-s, ku realizoi 4 gola dhe mbi të gjitha fitoi e UEFA Europa Conference League.

Drejtori ekzekutiv i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali komentoi ardhjen e mbrojtësit shqiptar: “Kumbulla ishte prioriteti ynë, ai është gati të jetë në dispozicion të trajnerit”.

“Ne e kishim synuar prej disa kohësh Kumbullën, ai ishte prioriteti ynë. Djali po rikuperohet shumë mirë nga dëmtimi dhe tashmë është gati të jetë në dispozicion të trajnerit”, shtoi ai.

Kumbulla nga ana e tij u shpreh: “Faleminderit Roma. Faleminderit për mënyrën se si më pritët, për emocionet që provova, e sigurt është që nuk do t’i harroj kurrë. I uroj fat Roma-s dhe tifozëve të mrekullueshëm”.

Kumbulla foli dhe për aventurën e tij te re te Sassuolo: “I lumtur që vesh këtë fanellë dhe të nis këtë aventurë të re. Objektivi është të ndihmoj klubin të bëjmë një pjesë të dytë sezoni të madhe. Mezi pres të zbres në fushë dhe të luftoj për këto ngjyra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore