Përballje

Kumbulla ndëshkohet me të kuq, Roma po pëson nga Sassuolo


Roma është duke pësuar humbje në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 1:3, kur tani ka përfunduar pjesa e parë.

Mysafirët befasuan me anë të Armand Lauriente, i cili i shënoi dy gola në minutat 13-të dhe 18-të, derisa kundërpërgjigjja e Romës erdhi në minutën e 26-të kur shënoi Nicola Zalewski.

Por, në momentin më të mirë të vendasve, u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Në minutën e tretë shtesë, Kumbulla bën një veprim antisportiv dhe kryesori, pasi sheh pamjet në sistemin VAR e ndëshkon shqiptarin me karton të kuq dhe sinjalizon për 11-metërsh në favor të Sassuolo-s, që shndërrohet në gol nga Berardi.

Kujtojmë që Roma vjen në këtë ndeshje pas një momenti të mirë, kur në Serie A mposhtën Juventus-in, ndërsa në Europa Leauge shënuan fitore në ndeshjen e parë ndaj Real Sociedad-it.

Ekipi i Jose Mourinho-s është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, teksa momentalisht pozicionohen në vendin e pestë me 47 pikë, aq sa ka edhe Milan-i i vendit të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore