Përballje

Kukësi rikthehet te fitorja pas javësh, mposht Laçin


Kukësi është rikthyer te fitorja pas gjashtë javësh, teksa në xhiron e 15-të të Abissnet Superiores, e mposhti në shtëpi Laçin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim Taipi në minutën e 33-të të ndeshjes.

Taipi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke mposhtur Dajsinanin.

Ndërkaq, në minutat e para të ndeshjes, Laçi ishte ajo që shënoi e para, por goli i Gentian Mesanit u anulua nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë, Shkurtaj ishte i pafat, pasi në të 60-ën goditja e tij u ndal nga shtylla. Vetëm dy minuta më vonë ishte Spahiu që u ndal nga Halimi.

Në minutat në vijim Kukësi e menaxhoi avantazhin, duke marrë 3 pikët që e largojnë së paku për momentin nga vendi i fundit dhe me 15 pikë e sheh veten në vendin e tetë, por i duhet të presë ndeshjet e mbetura për të mësuar se ku do ta mbyllë klasifikimin për vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore