Sport

Kualifikueset e Euro 2023 për U-21, Shqipëria humbet përballë Sllovenisë


Shqipëria U-21 ka humbur përballjen me Slloveninë U-21, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U-21, Euro 2023.

Sllovenët vendas fituan me rezultatin 3-0. Fati nuk ishte me kuqezinjtë në këtë ndeshje, pasi gabimet e tyre rezultuan fatale.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e tretë fitoi një 11 metërsh. Ernest Muçi e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, të cilën nuk arriti ta dërgonte dot në rrjetë.

Katër minuta më vonë, miqtë shënojnë golin e parë. David Flakus Bosilj ishte autori i golit. Sllovenët do të dyfishonin rezultatin me anë të Aljosa Matko-s në minutën e 24.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Në pjesën e dytë do të ishin përsëri vendasit që do të shënonin.

Pikërisht në minutën e 75, Bosilj do të shënonte golin e tretë të takimit, pas një pritje të pasigurtë nga ana e portierit kuqezi, Angelo Tafasi. Topi i mbetur vakant në zonë dërgohet në rrjetë nga sulmuesi slloven.

Sllovenia merr tri pikët që e ngjisin në kuotën e shtatë pikëve në renditje. Shqipëria ka nëntë pikë dhe renditet në vendin e tretë.

Ndeshja e radhes për kuqezinjtë do të jetë përballë Kosovës në Prishtinë më 16 nëntor, duke filluar nga ora 19:00.

Renditja e Grupit 7:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore