Lajme

Kryqi i Kuq paralajmëron: Do të mbarojnë ndihmat humanitare në Afganistan


Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), i ka bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të angazhohet me drejtuesit talebanë të Afganistanit. Kjo erdhi pasi grupet e ndihmës u shprehen se nuk do të jenë në gjendje të shmangin një krizë humanitare.

Afganistani është përfshirë i gjithi në krizë, pas përfundimit të papritur të miliarda dollarëve të ndihmës së huaj.

Rënies e qeverisë, e cila u mbështet nga perëndimi dhe marrja e pushtetit nga talebanët, në gusht, e kanë zhytur shtetin afgan në krizë të thellë.

“Që atëherë, ICRC ka rritur përpjekjet e tij në vend, në një kohë kur organizatat e tjera po rriten”, ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm, Robert Mardini.

Mbështetja nga komuniteti ndërkombëtar, që deri më tani ka marrë një qasje të kujdesshme në angazhimin me talebanët, “ka qenë kritike për ofrimin e shërbimeve bazë”.

“Nëse organizatat humanitare do të bashkojnë forcat, ata mund të bëjnë akoma më shumë. Mund të gjejnë edhe një zgjidhje të përkohshme”.

Kombet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë krijuar një fond përmes të cilit do të ofrojnë para të gatshme për afganët, që, nga deklaratat e Mardinit, “do ta zgjidhe këtë problem për tre muaj”.

“Afganistani është përfshirë në një krizë të ndërlikuar, që po përkeqësohet dita ditës”, tha ai, duke kujtuar dhe problematikat e ndërlikuara nga efektet e ndryshimeve klimatike dhe pandemia COVID-19.

Mardini tha se, 30% e 39 milionë banorëve të Afganistanit po përballeshin me kequshqyerje të rëndë dhe 18 milionë njerëz në vend kanë nevojë për ndihmë ose mbrojtje humanitare.

Talebanët dëbuan shumë grupe të huaja të ndihmave humanitare kur ishin në pushtet, që nga 1996 e deri në 2001.

Por këtë herë kanë deklaruar se i mirëpret donatorët e huaj dhe se do të mbrojë të drejtat e stafit të tyre.

Islamistët, të cilët nuk kanë arritur të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe kanë shkelur përfshirë aksesin në arsim për vajzat, kanë thënë gjithashtu se ndihma nuk duhet të lidhet me kushte.

“Asnjë organizatë humanitare nuk mund të kompensojë ose zëvendësojë ekonominë e një vendi”, tha Mardini.

Kabuli ka rënë zyrtarisht më 15 gusht dhe forcat talebane kanë hyrë në presidencë duke marrë kontrollin e shtetit afgan.

Sipas raportimeve mediatike nga Afganistani, policia e ka lënë detyrën dhe qytetarët janë të pambrojtur. Disa zona të kryeqytetit janë evakuuar tërësisht, ndërsa mesazhi i parë i talebanëve nga Presidenca, ka qenë ai i një qetësimi të masës dhe sigurim se shtetasit e huaj, nuk do të lëndohen.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga pallati u dha nga media e Katarit, Al Jazeera.

Gjasat për burime nga disa media të Lindjes së Mesme, janë që ata të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit.

Kush janë talebanët?

Talebanët, ose “studentët” në gjuhën Pashto, u shfaqën në fillim të viteve 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani.

Në shtator 1995 ata pushtuan krahinën e Herat-it, në kufi me Iranin, dhe saktësisht një vit më vonë ata kapën kryeqytetin afgan, Kabul – duke përmbysur regjimin e presidentit, Burhanuddin Rabbani.

Deri në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll gati 90% të Afganistanit. Ndërsa forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-të filluan tërheqjen nga Afganistani pas 20 vitesh lufte, talebanët nisën të merrnin nën kontroll vendin.

 

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore