Lajme

Kryeministri polak: Të ruajmë qetësinë, kaosi është një armë ruse


Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri thirrje për “qetësi dhe maturi” pas mbledhjes “urgjente” të qeverisë duke deklaruar se “kaosi është një armë ruse”.

Kreu i qeverisë polake theksoi fillimisht se janë ngritur të gjitha shërbimet në një gjendje gatishmërie të shtuar.

Ai konfirmoi se ambasadori rus në Poloni është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas tij, autoritetet polake po monitorojnë hapësirën ajrore me vëmendje të veçantë dhe po kryejnë analiza dhe konsultime me aleatët në lidhje me përdorimin e nenit 4 të NATO-s.

“Ne kemi vendosur të rrisim gatishmërinë luftarake të degëve individuale të Forcave të Armatosura polake, me theks të veçantë në mbrojtjen ajrore”, ravijëzoi në përmbyllje kryeministri polak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore