Lajme

Kryedirigjenti ukrainas qëllohet për vdekje nga ushtria ruse në Kherson


Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, ushtria ruse qëlloi kryedirigjentin e Kherson-it, Yuriy Kerpatenko në shtëpinë e tij.

Kjo, pasi refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit rusë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax”.

“Më 14 tetor u bë e ditur për vrasjen brutale të kryedirigjentit të Teatrit të Muzikës dhe Dramës Kherson me emrin Mykola Kulish. Pasi Yuriy Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit, ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, shkruan ministria në Facebook.

Kerpatenko punon në Filarmoninë Rajonale Kherson që nga viti 2000.

Në vitin 2004, ai u bë dirigjenti kryesor i Teatrit të Muzikës dhe Dramës Mykola Kulish Kherson.

Ai veproi si drejtuesi kryesor i orkestrës së dhomës Gilea.

Kerpatenko tregoi hapur pozicionin e tij qytetar dhe refuzoi të largohej nga Kherson-i i pushtuar.

Sipas faqes së internetit Kherson.online, deri më 1 tetor, Dita Ndërkombëtare e Muzikës, pushtuesit, së bashku me bashkëpunëtorët e Filarmonisë, planifikuan një koncert festiv në Kherson me pjesëmarrjen e orkestrës së dhomës Hylaeus.

Sidoqoftë, dirigjenti i orkestrës, Kerpatenko, refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte me pushtuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore